Kalo te përmbajtja kryesore
eKosova
Shërbimet Informata Ndihma
Hyr YYlli2

Menu

Ballina›Kushtet e përdorimit

Kushtet e përdorimit

Këto kushte përcaktojnë mënyrën e qasjes dhe përdorimit të platformës eKosova dhe shërbimeve elektronike të ofruara përmes saj.

Përditësimi i fundit12 gusht 2026
PërmbajtjaPranimi i kushteveLlogaria dhe identitetiPërgjegjësitë e përdoruesitPërdorimi i shërbimeveDokumentet dhe pagesatDisponueshmëriaPërdorimi i ndaluarNdryshimi i kushteveNdihma

Duke përdorur platformën, ju obligoheni të paraqitni të dhëna të sakta dhe ta mbroni qasjen në llogarinë tuaj.

Pranimi i kushteve

Me qasjen ose përdorimin e platformës eKosova, ju konfirmoni se i keni lexuar dhe kuptuar këto kushte. Për shërbime të veçanta mund të zbatohen kushte ose kërkesa shtesë të institucionit përgjegjës.

Llogaria dhe identiteti

Disa informata janë të qasshme pa llogari, ndërsa shërbimet që kërkojnë verifikim të identitetit mund të përdoren vetëm pas autentifikimit. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e kredencialeve dhe për veprimet e ndërmarra përmes llogarisë suaj.

Nëse dyshoni se llogaria është përdorur pa autorizim, duhet ta ndryshoni fjalëkalimin dhe ta njoftoni Qendrën e ndihmës.

Përgjegjësitë e përdoruesit

Gjatë përdorimit të platformës duhet:

  • të jepni informata të sakta, të plota dhe të përditësuara;
  • të përdorni vetëm identitetin dhe dokumentet që ju përkasin ose për të cilat jeni të autorizuar;
  • t’i kontrolloni të dhënat para dorëzimit të kërkesës;
  • t’i respektoni afatet dhe kërkesat e shërbimit përkatës.

Përdorimi i shërbimeve

Platforma mundëson qasje në shërbime të institucioneve të ndryshme. Përmbajtja, kriteret, afatet dhe vendimet për kërkesat përcaktohen nga institucioni përgjegjës për shërbimin.

Dorëzimi elektronik i kërkesës nuk garanton miratimin e saj. Statusi dhe komunikimet përkatëse paraqiten në profilin e përdoruesit.

Dokumentet dhe pagesat

Dokumentet elektronike të pranuara përmes platformës duhet të përdoren në përputhje me qëllimin dhe vlefshmërinë e tyre. Kur një shërbim ka pagesë, shuma dhe mënyra e pagesës paraqiten para konfirmimit të veprimit.

Dëshmitë e shërbimeve dhe pagesave mund të ruhen në profilin tuaj sipas rregullave dhe afateve përkatëse.

Disponueshmëria e platformës

Synohet që platforma të jetë e qasshme vazhdimisht, por përditësimet, mirëmbajtja ose rrethanat teknike mund ta kufizojnë përkohësisht përdorimin e një shërbimi. Kur është e mundur, përdoruesit informohen për ndërprerjet dhe alternativat në dispozicion.

Përdorimi i ndaluar

Nuk lejohet tentimi për qasje të paautorizuar, cenimi i sigurisë, paraqitja e të dhënave të rreme, keqpërdorimi i identitetit të personit tjetër ose përdorimi i automatizuar që pengon funksionimin normal të platformës.

Ndryshimi i kushteve

Këto kushte mund të përditësohen për shkak të ndryshimeve ligjore, funksionale ose teknike. Versioni dhe data e përditësimit paraqiten në krye të faqes. Për ndryshime me rëndësi mund të shfaqet edhe njoftim në platformë.

Ndihma dhe raportimi i problemeve

Për paqartësi rreth përdorimit, probleme teknike ose dyshim për keqpërdorim të llogarisë, kontaktoni Qendrën e ndihmës.

Kërkoni ndihmë

Keni nevojë për ndihmë?

Jemi këtu për ju

  • Hap kërkesë për ndihmë
  • Bisedo me asistentin virtual
  • Na kontakto përmes 0800-30-900
Stema e Republikës së Kosovës eKosova

Aplikacionet mobile

Shkarko nëGoogle Play Shkarko nëApp Store

Vegza informuese

  • Politikat e privatësisë
  • Kushtet e përdorimit
  • Rreth nesh
© Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Republika e Kosovës